DYLON

Qytetarët e Komunës së Vitisë, po e respektojnë orarin e ri të qarkullimit

Qytetarët e Komunës së Vitisë, po e respektojnë orarin e ri të qarkullimit
Avatar photo Redaksia

Qytetarët e Komunë së Vitisë po ju përmbahen masave të reja për qarkullim të vendosura nga institucionet qendrore për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga pandemia COVID-19.

Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili prej ditës së djeshme kur ka hyrë në fuqi orari i ri i qarkullimit është respektuar në përpikëri.

“Deri në këto momente nuk kemi hasur asnjë problem dhe shkelje të masave të reja për qarkullim edhe pse dje ka qenë dita e parë me orar të ri të qarkullimit”, u shpreh kapiten Halili.

EkoHigjiena

Megjithatë Policia e Kosovës, iu bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e qarkullimit pasi që kjo është në të mirë të shëndetit publik.

Kurse kryetari i Komunës së Vitisë, falënderoi Policinë e Kosovës që po kujdeset për zbatimin e masave të reja.

Ai shprehu falënderimet e tij edhe ndaj qytetarëve vitias që po janë të përgjegjshëm në këtë situatë.

Gjithashtu kreu i kësaj komune iu bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancës sociale, të zbatojnë rekomandimet e ekspertëve dhe të respektojnë orarin e ri të qarkullimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.