(2L ONLINE) – Autoritetet komunale të Komunës së Vitisë ua kanë përkujtuar tatimpaguesve të Komunës së Vitisë se afati ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë përfundon më 31 dhjetor dhe se deri në këtë datë ata do të duhej ta paguajnë tatimin në pronë për vitin 2014, për t’ju shmangur kamatës dhe dënimit ligjor.
“Inkurajojmë tatimpaguesit që të vizitojnë Zyrën e Tatimit në Pronë, ku mund të njoftohen me obligimet e tyre tatimore dhe sugjerojmë që të kryejnë obligimet e tatimore. Përndryshe në rast të mos kryerjes së këtyre obligimeve deri në fund të këtij viti do të bëhet llogaritja e kamatës dhe dënimit ligjor”, thuhet në një njoftim të komunës, për t’u shtuar se Zyra e tatimit në pronë është e përkushtuar në çdo kohë të jetë në shërbim të tatimpaguesve. /2L ONLINE/