Komuna e Vitisë, DORSCH/CDI dhe “Hidromorava” në përgatitjen e një dokumenti final që parasheh sigurimin e ujit të pijshëm për shumë fshatra të kësaj komune
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues nga DORSCH/CDI dhe nga Kompania Regjionale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan.
Me këtë rast është folur rreth angazhimi të tyre në sigurimin e ujit të pijshëm në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë është duke bërë përgatitjet e nevojshme për hartimin e një marrëveshje që pritet të nënshkruhet së shpejti dhe që parasheh furnizimin me ujë të pijshëm për shumë fshatra të kësaj komune. /2LONLINE.com/