(2L ONLINE) – Këshilli I Veprimit Rinor Lokal në bashkëpunim me OSBE-në ka mbajtur sot një takim ku është folur lidhur me forcimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përgjegjësi I Sektorit për Rini në kuadër të DKRS-së Emrush Azemi si dhe përfaqësuesit e rijnë të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Me theks të veçantë është folur edhe rreth Planit të Veprimit të KVRL-së për vitin 2015 zbatimin e rregullores për vullnetarizëm si dhe përkrahjen nga Institucionet Komunale të Vitisë për të rinjtë e kësaj komune.
Emrush Azemi përgjegjësi i Sektorit për Rini në Viti I njoftoj të pranishmit rreth angazhimeve zyrtare të cilat I ka bërë DKRS-ja e Vitisë për të rinjtë e kësaj Komune. Ai mandej përmendi faktin se falë një vullneti dhe përkushtim të drejtoreshës së DKRS-së , Kaltrina Sylejmani dhe Kryetarit të Komunës, Sokol Halliti në buxhetin e kësaj drejtori për vitin 2015 është paraparë ndarja e 15% të mjeteve për projektet KVRL-së.
Azemi ndër tjerash ka folur edhe rreth angazhimeve të tjera të DKRS-së për të rinjtë e kësaj komune duke potencuar se së shpejti pritet fillimi I palestrës Sportive por edhe rreth mundësive që janë duke I shikuar ata për gjetjen e donacioneve për ndërtimin e një objekti për Qendrën Rinore në Viti.
Ndërkaq duke folur rreth Rregullores për Vullnetarizëm ai tha se e mira e saj është se me këtë rregullore puna vullnetare do të njihet si provojë e punës. Ndërkaq në emër të KVRL-së së Vitisë ka folur kryetarja e këtij këshilli Marigona Alidema. Përndryshe ky takim është organizuar në bashkëpunim të KVRL-Viti me OSBE-në dhe ka për qëllim fuqizimin dhe nxitjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, /2L ONLINE/