DYLON

Kryetari Haziri viziton Bashkësinë Islame

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Për nderë të festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtorët komunal, kanë vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku u pritën nga përfaqësuesi i BI-së, Naim Aliu.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duke u lutur që çdo familje sot të ketë ditë feste. Haziri ka uruar edhe haxhitë, me të cilët është edhe kryetari i BI-së, Sylejman Osmani, që të kthehen shëndosh e mirë në vendlindje.

EkoHigjiena

“Për këtë ditë feste për qytetarët e Gjilanit, sot dëshiroj që përmes ushtruesit të detyrës së kryetarit, mulla Naim Aliut, të uroj Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët islam. Sakrifica e Kurban Bajramit është sakrificë e çdo qytetari në emër të Zotit. Unë lutem që çdo familje sot në Gjilan, çdo besimtar, ta ketë ditë të bardhë, ditë feste dhe uroj që haxhitë e Komunës sonë dhe gjithë haxhitë tjerë, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkësisë Islame si përgjegjës, të kthehen shëndosh e mirë në familje dhe t’ju shkojmë edhe atyre për urime sikurse sot. Urime të gjithëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, solidaritetit, lumturia dhe harmonia në familjet gjilanase. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.