Sonte në qytetin e Vitisë, konkretisht në sheshin “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra”, është bërë ndezja e dritave për nderë të festave të fundvitit.
Me këtë rast ndezjen e dritave e bëri kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe qytetarë të cilët për së afërmi përcollën këtë ngjarje.
Kryetari Haliti, ju uroj të gjithë qytetarëve vitias, përfshirë edhe mërgimtarëve festat e fundvitit, duke iu uruar shëndet dhe duke shpresuar të kalojnë sa më mirë për këto festa pranë familjes dhe më të dashurëve. /2LONLINE/