DYLON

Dardanapress organizon Kampanjën për Promovim dhe Edukim për Trashëgimi Kulturore në Kamenicë

Dardanapress organizon Kampanjën për Promovim dhe Edukim për Trashëgimi Kulturore në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Dardanapress organizon Kampanjën për Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar Kampanjën  për Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës në qendër të qytetit.

EkoHigjiena

Qëllimi kampanjës vetëdijesuese ishte vetëdijesim dhe informimi i qytetareve për Trashëgimin Kulturore të Komunës përmes shpërndarjes së fletushkave me të dhëna  të monumenteve Kulturore-Historike më qëllim të njoftimit nga afër me këto monumente. Përmes organizimit të kësaj kampanje vetëdijesuese  qytetarët janë njoftuar për   rëndësinë, vlerat shpirtërore, zhvillimet historike  ndër shekuj si dhe për vend ndodhjen e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.  /2LONLINE/