(2L ONLINE) – Në kuadër të projekti NOA/USAID në Komunën e Vitisë ka filluar të merren mostrat e cilësisë së tokës dhe atë për ti shikuar mundësitë që në këtë Komunë të fillohet me kultivimin e Mjedrës dhe Kornishanit.
Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Ademi tha se në kuadër të një bashkëpunimi të cilën e ka Komuna e Vitisë me projektin NOA/ USAID janë duke u marrë mostrat e cilësisë së tokës në disa fshatra të Komunës së Vitisë të cilat përcaktojnë cilësinë e tokës për kultivimin e Mjedrës dhe Kornishanit.
“Në bazë të rezultateve do të përcaktohet zonat se ku mund të kultivohen këto kultura bujqësore.” tha Ademi.
Ai potencoi se analizat e tilla nuk janë bërë asnjëherë në formë të organizuar në këtë Komunë dhe tha se analizat e tilla parashihen të bëhen çdo 3-5 vjet.
Përndryshe ai potencoi se Mjedra dhe Kornishani mund dhe duhet të kultivohen nga fermerët vitias pasi që kushtet për kultivimin e tyre janë të përshtatshme si dhe janë ndër kulturat më profitabile tani për tani.
Drejtori Ademi falënderoi programin NOA/USAID për mbështetjen e saj duke u zotuar se bashkëpunimi me komunën e Vitisë nuk do të mungoj.
Gjatë këtyre ditëve janë marrë mostrat e tokës që përcaktojnë cilësinë për kultivimin e Mjedrës dhe Kornishanit në fshatrat si Lubishtë, Beguncë, Kabash, Viti, Smirë, Vërban, Sadovinë e Jerlive dhe Skifteraj. /2L ONLINE/