Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë shënuar të shtunën Ditën Botërore të Zemrës.
Me këtë rast janë bërë matjen e tensionit arterial të pacientët e rastit dhe janë dhënë këshilla për mënyrën e të ushqyerit e shëndetshme.
Sipas Basri Aliu, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme shënon ditët që kanë të bëjnë me shëndetin dhe atë me qëllim që qytetarët vitias të vetëdijesohen dhe të marrin këshillat për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Përndryshe, Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel botëror shënohet çdo vit më 29 shtator dhe atë që nga viti 2000.
Qëllimi kryesor i kësaj dite është ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat llogaritën si shkaqet kryesor të vdekjeve në të gjithë botën.