Lugina e Preshevës – emëruesi i një humbje të paralajmëruar

Lugina e Preshevës – emëruesi i një humbje të paralajmëruar

Harta aktuale politike e botës nuk është as për së afërmi reprezentative sa i përket vijës së kufinjēve shtetërorë, në krahasim me vijat etnike, respektivisht përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen e pjestarëve përkatës të kombeve dhe etnive të ndryshme brenda kufinjëve që ato pëfaqësojnë.

Shkruan: Sami Haliti

Sikur të hiqeshin shkaqet që e mbajnë këtë gjendje aktuale ,do të kishim krejtësisht një hartë tjetër dhe territoret e shteteve aktuale do të ishin shumë më të ndryshme . Dhe ky apetit i ndryshimit të kufinjēve nga pakicat, s’do mend se kundershtohet nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të cilat kryesisht janë dervat i tyre. Prandaj, realiteti aktual gjepolitik është një rezultantë e cila rrjedh nga ballafaqimi mes tendencës së ripërkufizimit territorial duke marrë si pikënisje synimet politike dhe identitare unitariste të grupeve të ndryshme anë e mbanë globit, dhe veprimeve inhibuese të shteteve aktuale të cilat veprojnë në kahje të kundërt të kësaj tendence.Ky është rendi i gjërave që njihet si rend i njohur politiko juridik ndërkombëtarë i cili padyshim nuk është aspak perfekt.

Pra, kemi shtetet të cilat kanë kontrollë real të territoreve të caktuara që kontrollohen nga qeveri që konsiderohen legjitime në kontekst aktual juridik të shumten të përcjellura me kontestime dhe tendenca ripërkufizimi territorial, për shkak se siç u tha, është i cenuar parimi i asocimit demokratik i grupeve minoritare, shpeshherë të mëdha, që kanë afinitet kohezioni me tërësinë e tyre, i cili dallon nga interesi politiko territorial etatist, që me fjalë tjera manifestohet si imponim i shtetësisë. Të pakta janë ato shtetet të cilat nuk kanë kontekste reale ndër etnike dhe nacionale, rrjedhimisht edhe territoriale.

Një shembull arbitrarë i një situate të këtillë ,megjithëse i një natyre latente por edhe i një trajte të butë antagonizmi shikuar nga aspekti i violences aktuale, është situata e pakicës gjermane në qytetin kufitarë të Strazburgut në Francë.. Në këtë territor, që megjithatë theksohet si model i pranueshëm referencial për standardet afirmative lidhur me liritë e pakicave, mbrojtjen dhe mosdiskriminimine tyre, megjithatë ndjenjat reale të këtyre pjestarëve është krejt tjetër nga ajo që thuhet zyrtarisht.Gjermanët në Strazburg ndihen të diskriminuar. Kushdo që dëshiron të thotë dhe pranoj të vërtetën, dhe njeh ndjenjat e popullatës gjermane në këtë qytet, e ka të lehtë të e konstatoj këtë fakt .

Skica e prezantuar për ilustrim prezanton një situatë reale, në një vend konkret, ku pretendohet se aplikohen standardet të larta humane. Por, sikurse ky rast, mundë të merret me mend në rrafshin empirik se sa e sa situata të tjera reale janë shumë më të pashpresa aktualisht dhe në perspektivë.

Për shkak se papërkryeshmëria e botës është fakt, ajo i përshkon edhe shqiptarët,andaj është e qartë se manifestime të këtilla të vrazhdëta imponimi nga konteksti i paknaqësive territoriale, sigurisht vlejnë besnikërisht edhe për shqiptarët. Bile posaqërisht për ta si grupacion nacional shumë i fragmentuar.. Njëra ndër situatat konkrete aktualisht më kritike është ajo e shqiptarëve që jetojnë në atë që quhet “Lugina e Preshevës”

Dhe nuk duhet që filmi të rikthehet në antikë për të gjetur gjenezen e problemit .Situata reale nuk kërkon shumë imagjinatë. Konkretisht, por jo edhe realisht, situata e këtij territori, këtyre banorëve, mori përmasa edhe më dramatike nga ajo çfarë veç ishte, pas pavarësimit të Kosovës.Kjo situatë prodhoi efekt edhe më drastik për këtë territor etnik, shikuar nga aspekti i cenimt të psikologjisë kolektive me përmasa të njē anksioziteti kolektiv, frike nga ndarja dhe izolimi me efekte demografike, e cila realisht konvergjon me emërtimin e një inxhinjeringu nacionalist permanent dhe sistematik etatist serb.

Duke shikuar situaten e hartave politike nuk ēshtë vēshtirë të konstatohet se komuniteti shqiptarë pati,ashtu sikurse ka ende, tronditje të cilat i kanë pësuar vetëm popujt e zhdukur, apo ata që ishin buzë zhdukjes, siç ishin shqiptarēt në shekullin e kaluar. Në çfardo rangimi të kombeve të rrezikuara, në njē tabelë imagjinare do renditeshim diku në krye të saj.

Megjithatë, për shkak se sikurse përherë, bota është ende plot me halle nga papērkryeshmëria e saj, rrjedhimisht edhe shqiptarët duhet të i qajnë hallin vetes, e jo të presin qē bota të e bëj të njejtën për ta. Sepse, sistematikisht dhe strukturalisht ky angazhim i të qarit të halleve, apo angazhimi i konvertuar si i ushtrim sistematik i një politike të përgjegjshme, thuajse nuk ka ndodhur kurrë, sidomosndaj Luginës.

Kjo do të thotë që në kuadër të situatēs konkrete, ky angazhim duhet të gjej formën më të duhur funksionale dhe pragmatike të një realizimi të interesit, fillimisht të realizimit minimal të interesave të ketyre banorēve, në mënyrë që politikanët shqiptarë të mos vazhdojnë të mbeten qesharak.

Në kuadër të një refleksioni holist të tyre, shqipëtarēt duhet të pranojnë situatën reale lidhur me Qamërinë ku duhet pranuar faktin se me këtë territor ka mbaruar me sukses një gjenocid grek. Stabiliteti i IRJM duhet synuar,pasi ka shqiptarë me numra premtues.Gjithashtu duhet të mbrojmë shqiptarët në Mal të Zi i i cili megjithatë jep shpresë për një rehabilitim ndërnacional të pranueshëm
Duke nënkuptuar me këtë, përgjegjësinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Ajo çka mbetet si problem urgjent ēshtë Lugina e Preshevēs, si problem politiko-gjeografik shqiptarë i cili është i vetmi problem urgjent i cili duhet trajtuar pa kalkulime dhe pa hezitim. Në fakt ky problem do të duhej të ishte trajtuar urgjentisht, ka së paku ka tetëmbëdhjet vite.

Por jo me premtime për korigjim kufinjesh, sikurse që veprohet aktualisht. Aq më pak me një akt bilateral me serbët.Këtë nuk e beson as njeriu më laik lidhur me politiken e traumatizuar serbe
Jo pse ky bashkim apo ribashkim, nuk do të ishte diçka natyrale dhe funksionale për shqiptarët dhe Kosovën, por sepse në atë që quhet real-politikë, aktualisht kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë.

Konstalacioi i forcave, momentumi politik ,sidomos justifikimi legal, nuk jep asnjë gjasë për diçka të tillë. Duke qenë në situatë të këtillë, shqiptarët, kjo do të thotë Shqipēria dhe Kosova si entitete politike më të konsoliduara, do të duhej të kishin gjetur modusin për të i dalë në ndihmë kēsaj zone, banorëve shqiptarë të saj, me kreativitet por edhe sakrificë.

Kjo do të thotë se do të duhej ballafaquar me situatën reale e cila fillimisht do të ishte marrë apo kishte sanuar trendet negative të shpopullimit e pastaj duke mos i eskaluar përmasat aktuale të problemeve reale, si dhe duke përdorur mjete të cilat do të kishin efekte pozitive reale të drejtëpërdrejta, që në gjuhen konkrete do të thotē se do të duhej që të lehtësohej ky problem funksionalisht.

Ssidomos kjo do të kishte kuptim në terma financiarë, ku p.sh Kosova dhe Shqipëria fillimisht do të kishin kontribute fillestare me nga dhjetë milion euro në vit .Kēto shifra do të mundë të ishin një pikë nisje e pranueshme, por jo definitive, ku pastaj participimi me një shumë prej pesēdhjet milionëve ndoshta do ishte një masë e duhur optimale dhe jo tragjike për politikēn historikisht miope shqiptare.

E di se përmendja e këtyre shifrave,mjafton që të cilësohem i krisur nga politika oficiele e shteteve shqiptare, sidomos nga kryemistrat dhe ministrat e financave, por edhe nga presidentët
Por le të vazhdojmë tutje me këto frekuenca.

Të folurit në mënyrën dëshirore, pak jashtë realitetit të hidhur shqiptarë e ka zanafillen në një huqje të madhe të real politikës shqiptare, duke mos u fokusuar vetēm në emra e mbiemra aktual të posteve politike siprorë, pasi që thënë të drejtën, të njejtit nuk janë të vetmit që kanë hise në këtë përgjegjësi, apo pa përgjegjēsi politike, por pēr shkak të një adresimit të saktë që megjithatë duhet të e bëjmë, s’do mend këta nuk do të mundë të anashkalohen në asnjë mënyrë.

Pra, jo që nuk kemi bërë gjënë e duhur për Luginën, por aktualisht po shohim, instrumentalizimin më të madh me këta njerëz,me këtë krahinë dhe me këtë situatë. Në emër të paperspektives dhe stagnimit të projektuar me argumentim profetik po jo poltik , të Kosovës. Emëruesi i përbashkët duket se është dështimi dhe humbja e pa evitueshme gjeografike dhe demografike e Kosovës.

Duket se me apo pa vetëdije kemi të bëjmē me një eksperiment të papërgjegjshëm me pasoja të dhembshme dhe reale.

Hyrja në transaksione dhe aranzhmane të këtilla ngjanë pa u konsoliduar ndërgjegjjia politike e shtetit tē Shqipërisë por edhe Kosovës.E tëra që mundë të fitojmë është dëshprimi nga ithtësia e humbjes. Një miqësi epike e Ramës me Vuçiq nuk bindë. Ashtu sikurse proklamimi unilateral “We are good guys”

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE