Përfaqësues të Asociacionit Ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve dhe regjioneve ICMA me seli në Washington, kanë zhvilluar sot në Viti një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin, ku temë bisede ka qenë prezantimi i projektit të ri që Asociacioni në fjalë është duke e realizuar në Ballkanin perëndimor.
Projekti “Ndërtim i ekspertizës në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm për autoritetet komunale në Ballkanin Perëndimor”, ka për qëllim që të krijon rrjet, trajnon dhe mobilizon kryetarët dhe udhëheqës komunal në gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu synon identifikimin dhe adresimin e faktorëve të rrezikshmërisë, të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshëm përmes angazhimit të rrjetit Global të qyteteve të forta”, ka thënë Vera Orloff drejtoresh e këtij projekti.
Duke folur për aktivitetin e këtij asociacioni, ajo ka njoftuar se deri më tani rrjeti i qyteteve të forta është i shtrirë në 70 komuna apo qytete, duke përfshirë edhe Los Angelosin.
Ajo tha se tani jemi të angazhuar që të shtojmë anëtarësimin edhe në Ballkanin Perëndimor, për çka është një mundësi e mirë që edhe Vitia të jetë pjesë e këtij rrjeti.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin që Vitia të jetë pjesë e këtij rrjeti dhe ka njoftuar ata për aktivitetet e zhvilluara në këtë komunë që kanë synim parandalimin e dukurive devijonte, ekstremizmit të dhunshëm dhe në përgjithësi dukurive negative në shoqëri.
“Në vazhdën e aktiviteteve tona që kemi ndërmarrë ka qenë edhe projekti i përbashkët me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe USAID-in amerikan për parandalimin e ekstremizmit që 3shtë mbajtur vitin e kaluar, por se edhe sivjet kemi në agjendë aktivitete nga më të ndryshmet në planin e veprimit që kanë për qëllim këtë fushë”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai gjithashtu ka përmendur angazhimet institucionale që përmes projekteve të shumta që janë realizuar, është krijuar një frymë e mirë e tolerancës ndëretnike, që ka rezultuar edhe me një klimë të bashkëjetesës në komunën e Vitisë.
Po ashtu ka njoftuar edhe me aksionet që promovojnë vullnetarizmin qytetarë, gjë që është mjaftë i mirë e që ndoshta duhet të merret shembull edhe nga komunat tjera.
Përfaqësuesit e këtij Asociacioni, dhe përfaqësuesit komunal të Vitisë, u akorduan që të vazhdojë bashkëpunimi dhe që Vitia të jetë pjesëmarrëse e aktiviteteve që parashihen të mbahen ditëve në vazhdim, si dhe të jenë pjesë e procesit deri në anëtarësimin në Rrjetin e global të qyteteve të forta.