Komuna e Vitisë, ka arritur të radhitet ndër tri komunat me performancën më të mirë në nivel vendi në Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave (IKK) 2019. Ky indeks është krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndosh afarist.
Kjo gjë u bë me dije dje gjatë prezantimit të këtij raporti në Prishtinë. Gjithashtu në këtë raport janë prezantuar gjetjet e anketës me 3350 biznese nga 38 komunat e Kosovës.
Në bazë të këtyre gjetjeve është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Komuna e Vitisë, mandej është radhitur e dyta në nivel vendi dhe atë në nën-indeksin e Transparencës i cili matë transparencën e komunës në lidhje me bizneset.
Duke u bazuar në këtë raport Komuna e Vitisë, ka marrë edhe vendin e dytë në këto nën-indeksa: Kosotos Kohore, Taksat dhe Tarifat.
Kurse në bazë të IKK-së peshuar në bazë të politikave publike Vitia ka marrë vendin e dytë. Përndryshe pothuajse në të gjitha nën-indeksat e këtij vlerësimi Komuna e Vitisë është radhitur ndër komunat më të mira në Kosovë.