Komuna e Vitisë, konkretisht Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka pranuar sot 182 pako me material ushqimor dhe higjenik nga Human Appeal International Australia (HAIA).
Komuna e Vitisë, falënderon këtë organizatë për ndihmat e ofruara të cilët do të ju dedikohen qytetarëve në nevojë të kësaj komune të cilët për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ju është vështirësuar edhe më shumë gjendja financiare.
Përndryshe kjo organizatë në mbarë botën ka projekte me të cilën ofron ndihma në luftën njerëzimit kundër varfërisë dhe padrejtësive shoqërore.