DYLON

Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë

Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, kanë bërë sot shpërndarjen e pakos sociale në bujqësi, për të mbështetur fermerët për periudhën dy mujore në përballje me pandeminë.

“Përmes drejtorit të bujqësisë kemi krijuar listën e nevojave të fermerëve, si koncentrate dhe produkte tjera për ushqimin e kafshëve dhe shpezëve. Me kapacitetet që ka Komuna e Gjilanit, sot kemi filluar shpërndarjen në mënyrë që sadopak ta zbusim këtë gjendje të cilët e kanë paraqitur drejtoria pas incizimit të gjendjes në terren”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë në Gjilan, ka thënë se në këtë fazë kemi trajtuar fermerët të cilët rritjen e gjedhit e bëjnë brenda dhe me ushqime të gatshme e jo në kullosë.

EkoHigjiena

“Trajtimi i pakos mbështetëse dedikohet për fermat të cilat janë rreth zonës urbane dhe në periferi. Kjo masë përfshinë 30 thasë himje të grurit,10 thasë koncentrat dhe 10 thasë misër kokërr. Lista e mbështetjes është për 40 fermerë në këtë fazë. Por në rast se do kemi edhe kërkesa të reja, do t’i trajtojmë edhe ato”, ka thënë në fjalën e tij informuese, drejtori Ramadani

Ndërsa, Ismet Murtezi fermer ka thënë se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit, janë elementet kyçe të ecjes përpara, derisa ka falenderuar Komunen per angazhimin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.