Komuna e Vitisë edhe pse nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me COVID-19, po vazhdon me masat parandaluese.
Ndonëse në Komunën e Vitisë nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar me masat parandaluese.
Me këtë rast Njësia Profesionale e Zjarrëfiskve dhe Shpëtimit në Viti, ka bërë sot pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të jashtme, si rrugët dhe trotuaret në Pozheran.
Përndryshe në komunën e Vitisë të prekur nga ky virus kanë qenë gjithsej 54 qytetarë fatmirësisht të gjithë janë shëruar.