(2LONLINE) – Pas kërkesës së që ka bërë Komuna e Vitisë në drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural për përfshirjen kësaj komune në projektin e komasacionit për këtë vit. Ajo është njoftuar nga kjo ministri ka vendosur që edhe komuna e Vitisë të përfshihet në projektin e komasacionit të papërfunduar të viteve të 80-ta dhe atij vullnetarë të zonave të reja.
Ky projekt do të financohet nga Ministra e Bujqësisë dhe vlera e saj pritet të kaloj shumën milionëshe dhe me të do të bëhet Regjistrimi i pronave si dhe do të zgjidhen një varg problemesh të pronësisë.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi tha se Komuna e Vitisë është përfituese e projektit të komasacionit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duke theksuar se me këtë projekt do të zgjidhen shumë probleme përfshirë edhe ato të pronësisë pasi që komasacioni i viteve të 80-ta nuk kishte përfunduar.
“Projekti i komasacionit në komunën e Vitisë kishte filluar qysh në vitet e 80-ta por ai nuk kurrë kishte përfunduar andaj ne e kemi parë të nevojshme që të kërkojmë nga ministria përkatëse që të fus edhe komunën e Vitisë në planin dinamik të projektit të komasacionit, dhe falënderojmë ata që jemi përfituese të këtij projekti.” U shpreh Ademi.
Ai tha se vetëm gjatë vitit 2013 fermerët kanë aplikuar për grande në Ministrinë përkatëse dhe pikërisht për shkak të mos përfundimit të komasacionit dhe mungesës së dokumenteve pronësore ata janë privuar nga e drejta e përfitimit të grandeve, ndërkaq në vitin 2014 ata nuk janë lejuar të aplikojnë në zyrën regjionale të MBZHR-së në Gjilan.
Drejtori Ademi potencoi se pas përfundimit të zonave të papërfunduara do të përfshihen edhe zonat e reja. “Me komasacion bëhet bashkimi i parcelave, qasja në rrugë do të zgjidhen problemet pronësore juridike si dhe fermerët mund të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre. /2lonline/