• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministrit Mustafa në interpelancë

Redaksia 2LONLINE 6 Shkurt, 2017 4 min
 Kryeministrit Mustafa në interpelancë

Të enjten, më 9 shkurt 2017, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban mbledhjen plenare të radhës, në të cilën do të mbahen dy interpelanca, një debat parlamentar, do të shqyrtohen disa projektligje dhe do të zgjedhen anëtarët e disa institucioneve të pavarura.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar.

Për shkak numrit të madh të pikave të rendit të ditës, mbledhja e të enjtes pritet të vazhdojë të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme.

Në mbledhjen e paraparë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të votojë propozim-rezolutën në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë dhe propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pika këto për të cilat debati është shterur në mbledhjen e kaluar të Kuvendit.

Më pas, do të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Mbledhja do të vazhdojë me dy interpelanca të kryeministrit Isa Mustafa: njëra, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, dhe tjetra e kërkuar nga deputeti Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 9 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Më pas, deputetët do të debatojnë lidhur me Forcën e Armatosur të Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, mbështetur nga deputetët nënshkrues.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e disa projektligjeve. Kështu, për herë të parë pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, Projektligji për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Projektligji për ndërmjetësim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214.

Më pas do të shqyrtohet Agjenda për Reforma Evropiane (ARE) dhe Raporti i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Deputetët pritet të zgjedhin një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera, si dhe një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Po ashtu, pritet votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Lidhur me Projektligjin për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, hartuar nga deputetja Safete Hadërgjonaj, e mbështetur edhe nga 25 deputetë tjerë nënshkrues, Kryesia vendosi që t’u shpërndahet deputetëve dhe të ngarkohet komisioni përkatës funksional për shqyrtimin e tij.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Etiketa:interpelance kryeminsitri Mustafa Kryesia e Kuvendit parlamenti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Pozicionet kontraverse të pushtetit dhe opozitës në Kuvend!

3 Qershor, 2023

Çudi dhe absurditet në parlamentin serb, në atë shqiptar dhe në atë të Kosovës!

8 Shkurt, 2023

Kryesia e Kuvendit: Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

30 Janar, 2023

Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

14 Nëntor, 2022

Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

17 Tetor, 2022

Kryesia e Kuvendit: Të enjten mbahet seanca plenare e radhës

26 Shtator, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com