Me moton “ Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin” Komuna e Vitisë sot në qendër të qytetit në Viti ka filluar me aksionin e madh një mujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në territorin e kësaj komune.
Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndera mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj.
Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ndër tjerash tha se ky aksion një mujor do të shtrihet në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Ai bëri me dije se aktivitetet e pastrimit do të përfundojnë me rastin e shënimit të Ditës së Planetit Tokë.
E Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë i falënderoj të gjithë ata që sot ju kanë bashkëngjit këtij aksioni duke potencuar se ky aksion është tradicional.
“Ky aksion 22 ditor do të përfshi pastrimin e ambientit të gjitha kolektiveve, shkollave, ambulanteve, çerdhes, fshatrave etj. Me rëndësi është që Vitia jonë të jetë e pastër më e bukur”, u shpreh kryetari Haliti.