Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti, është nikoqir i një konference të kryetarëve të komunave juglindore që po mbahet tani në Viti, nën organizimin e Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-i.
Kryetari Haliti në fjalën e tij të rastit tha se ai në cilësinë e nikoqirit ndihet i nderuar të ju shpreh mirëseardhje në Viti, konkretisht në konferencën e dytë të kryetarëve të komunave juglindore.
I pari i komunës pasi që dha një letërnjoftim të shkurtë mbi këtë komunë dhe potencialin e saj foli edhe për rëndësinë e kësaj konference. “Konferenca e sotme ka për qëllim trajtimin e temës që përfshin qasjen e ujit të pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, për të cilën ne veç kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, me GIZ-in gjerman, i cili është pikë hyrëse në procesin e hartimit të Planit Regjional për Menaxhimin e integruar të Mbeturinave”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai falënderoj edhe KFOR-in Amerikan për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për shoqërinë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pritet të jap edhe nga një mirënjohje
për: -Komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it, kolonel Kristofer Samulskin , zëvendës komandantin e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it Edi Simson dhe togerën Sara Drerup, nga Ekipa Ndërlidhëse e KFOR-it. Ndërkaq në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe të kompanive regjionale që ofrojnë shërbime të mbeturinave dhe të ujit të pijshëm për këtë regjion. /2LONLINE/