Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës dhe Komuna e Vitisë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku parasheh rinovimet në efiçiencë në ndërtesa shumë-banesore (AER).
Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i SEEK-ut Petrit Selimi. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari Haliti u shpreh se është me rëndësi të theksohet se këto investime, kanë një ndikim të madh në ekonomitë familjare, respektivisht në zhvillimin e vetëdijes qytetare për kursim të energjisë dhe në zvogëlimin e ndotjes së ambientit.
“Duke shpresuar që së shpejti do të fillojmë me implementimin e këtyre projekteve dhe projekteve të tjera më se të nevojshme për komunën tonë në lëmin e efiçiencës së energjisë, që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare, edhe një herë në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin e deritanishëm”, është shprehur Haliti. /2LONLINE.com/