(2L ONLINE) – Organizuar nga DKRS, konkretisht sektori për Rini dhe Sport i Komunës së Vitisë, është mbajtur sot një tryezë me temë “Migrimi ilegal në vendet e BE-së”. Në këtë takim ku merrnin pjesë përfaqësues të qeveris komunale, Policisë së Kosovës, OJQ-ve, nxënës etj, është diskutuar për çështjen e emigrimit, shkaqet e saj por edhe mundësitë në parandalimin e saj.
Zv. kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu tha se tema e emigrimit është e përmasave edhe më të mëdha sesa në nivelin Komunal, por potencoi se ka shumë shkaqe qe kanë quar në emigrimin e qytetarëve jo vetëm të Vitisë por të gjithë Kosovës.
“Janë shumë shkaqe që kanë quar në emigrim të qytetarëve e njëra nga to është një privatizim jo i duhur që ka ndodhur në Kosovë, por edhe jo trajtimi i duhur i kategorive të shoqërisë” u shpreh Aliu.
Ai ftoj qytetarët vitias që të qëndrojnë stoik në vendin e tyre dhe të punojnë bashkërisht për të mirat e përbashkëta duke potencuar se secilit i takon të kryejnë pjesën e vet të punës.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Qahil Sinani duke folur për zhvillimet e fundit në arsimin e komunës së Vitisë, njoftoi për rënie graduale të numrit të nxënësve.
“Duke mos llogaritur ikjet ne kemi në vazhdimësi rënie të numrit të nxënësve kështu kemi rënie për afër 270 nxënës këto muajt e fundit” u shpreh ai.
Sipas pjesëmarrësve në këtë takim shkaqet e emigrimit janë kushtet jo të mira të qytetarëve, gjendja ekonomike, papunësia, mllefi i qytetarëve si dhe humbja e besimit në Institucionet shtetërore./2L ONLINE/