DYLON

Biden fton Mustafën në Washington

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar për vizitë nga zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, derisa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për pjesëmarrjen në konferencën për siguri në Munih të Gjermanisë dhe takimet që ka zhvilluar atje, përfshirë edhe takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

Kryeministri ka vlerësuar se në takime është shprehur gatishmëria e bashkëpunimit dhe janë shprehur pozitivisht për proceset dhe menaxhimin e tyre në vend.

EkoHigjiena

“Jam takuar me zëvendës presidentin Joe Biden, i cili ka shprehur përkushtimin për Kosovën dhe për proceset që po zhvillohen në Kosovë. Kam marrë ftesë që të vizitoj Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe do të përgatisim bashkërisht një program të vizitës që do të jetë përmbajtjesor atje”, tha kryeministri Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.