Me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës, nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në qendër të qytetit të Vitisë është vendosur një bllok simbolik.
Sipas organizatorëve ky bllok simbolizon domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës në familjen Evropiane.
Gjatë vendosjes së këtij blloku, në qendër të Vitisë një fjalë rasti e ka mbajtur zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i DRKS-së Milot Lala.