(2L ONLINE) – Me iniciativën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, nesër më 30.12.2014 (e martë) duke filluar nga ora 12;00, zhvillohet aksioni i madh humanitar, që i dedikohet familjeve me gjendje të rëndë ekonomike të komunës së Vitisë.
Pjesëmarrës të këtij aksioni janë gjitha Institucionet, shoqatat, organizatat humanitare dhe grupe të tjera të mërgimtarëve dhe të vullnetit të mirë që veprojnë në komunën e Vitisë. Ky aksion organizohet me rastin e përmbylljes së vitit 2014 me që rast janë zhvilluar një varg aksionesh humanitare duke u ndërtuar 17 shtëpi banimi nga dora solidare.
Grumbullimi i të mirave materiale, bëhet para Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, nga ora 12:00. /2L ONLINE/