DYLON

Kush përfiton nga punimet shkel e shko, Kompania, dikush tjetër…?!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në pjesën e dytë të Nëntorit, në fshatin Budrikë e Poshtme u asfaltua rruga kryesore që lidh Grykën e Karadakut deri në rrugën kryesore Gjilan – Ferizaj që ishte edhe premtim nga Ministria për infrastrukturë qysh vjet që kjo rrugë të asfaltohet deri në Zhegër, por kjo nuk ndodhi as vjet e as sivjet.

EkoHigjiena

Dhe, sipas Mustafë Jasharit, qytetar mjaftë aktiv nga Zhegra, ndoshta edhe është më mirë që nuk u bë, sepse kjo si u punua në fshatin Budrikë e Poshtme deri në rrugën kryesore Gjilan – Ferizaj, shkel e shko, që pas tri javësh të asfaltimit të kësaj pjese u deshën të rifillojnë riparimin e saj, bënë që të thuhet më mirë që nuk e kanë vazhdua deri në Zhegër.

“Është për t’u habitur se si mundet të ndodh një gjë e tillë, në realitet të vazhdoj, nuk e dijë a do të gaboja po të them, papërgjegjësi, fillimisht nga punëdhënësi e pastaj edhe nga Kompania që ka fitua tenderin e punën e ka bë shkel e shko, prandaj shtohet edhe pyetja “Kush përfiton nga punimet shkel e shko, Kompania, dikush tjetër…?!”, ka pyetur Jashari,një frekuentues i shpeshtë i kësaj rruge  /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.