Komiteti Komunal për Mbrojtjen dhe Shpëtim ka mbajtur sot mbledhje të rregullt.
Gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka gjithsej 76 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me virusin COVID-19 dhe se për momentin nuk ka raste te reja.
Në këtë takim Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
Kryetari Haliti kërkoj gjithashtu zbatimin e masave kundër përhapjes së së këtij virusi pandemik. Në këtë takim u theksua se gjithashtu u bë dezinfektimin i objektit të ri të administratës komunale në Viti.