Përgjatë 24 orëve të fundit, situata momentale në komunën e Vitisë lidhur me Covid 19, ka qenë nën kontroll.
Kryetari i komunës, njëherit kryesues i Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim Sokol Haliti, ka njoftuar se në bazë të të dhënave të raportuara zyrtare, brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 3 raste të reja të të infektuarëve dhe 4 raste të shëruara, kështi që numri aktiv i të prekurëve në komunën e Vitisë ka arrit në 21.
Ai po ashtu përmendi se tani për tani ka një gjithpërfshirje të lokaliteteve të komunës së Vitisë, të prekura me Covid 19.
Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe zv.drejtori rajonal i policisë nënkolonel Shaban Azizi, i cili mes tjerash njoftoi për gjendjen rajonale dhe angazhimin e policisë së Kosovës në ruatjen e rendit dhe ndërmarrjen e masave për vendosjen të maskave dhe masave tjera mbrojtëse.
Nënkoloneli Azizi vlerësoi bashkëpunimin me Institucionet komunale të Vitisë, duke falenderuar për dezinfektimin e objektit të stacionit policor në Viti javën që shkoi, ndërkohë theksoi nevojën për dezinfektim edhe të veturave zyrtare të policisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infektimeve, ngase do të ndikonte negativisht në funksionimin normal të pjestarëve të policisë, nëse reduktohet numri i tyre.
Komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, bëri të ditur se momentalisht janë në mungesë të 10 % të numrit të policisë.
Sa i përket komponentës sociale, u bë e ditur se Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke intervenuar me pako ushqimore tek familjet që kanë paraqit nevojën për të ju ndihmuar.
Në këtë mbledhje u apelua që të respektohen masat, të vendosen maskat, të mbahet distanca dhe të ju shmangen vendeve të frekuentuara, ku mund të ekzistoj rreziku për përhapje të infektimeve.