DYLON

Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Gjilani mbyllë shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Avatar photo Redaksia

Me vendim të kryetarit të Gjilanit, njëherësh udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë mbyllur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të matures që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim, Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.