(2L ONLINE) – Komuna e Vitisë ka shënuar sot me aktivitete të ndryshme festën e 28 nëntorit, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe dita e flamurit kombëtar shqiptar . Fillimisht Institucionet Komunale të Vitisë, Policisë së Kosovës, Veteranëve të UÇK-së, përfaqësuesve të partive politike si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ndërkaq e më pas në Sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Viti është mbajtur një manifestim artistik dhe kulturor si dhe është folur për sakrificën e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.
Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke ju uruar gjithë shqiptarëve siç e gjuajti ai këtë ditë të madhe ndër tjerash ka folur edhe për sakrificën e këtij populli për liri dhe drejtësi.
“Kjo ditë e madhe për gjithë popullin shqiptar është ndër ditët më të rëndësishme dhe më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare dhe atë në gjithë historinë tone . Liria e arritur është vlera dhe pasuria e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet por fitohet me shumë punë, përpjekje,gjak dhe vuajtje të brezash.” U shpreh kryetari Haliti.
Ai mandej nuk la pa përmendur edhe heronjtë dhe dëshmorët dhe këtij kombi.
“Heronjtë dhe dëshmorët me heroizmën e tyre në të gjitha luftërat për çlirimin e trojeve dhe lirinë e popullit shqiptar u bënë pasuria jonë kombëtare duke u bërë më meritorët për historinë e tashme por edhe së ardhmes” tha kryetari Haliti. Ndërkaq Qemaj Rexhepi I cili foli në emër të familjeve të dëshmorëve në Viti, potencoi se muaji nëntor ka një rëndësi të veçantë për popullin shqiptar në përgjithësi duke përmendur, daljen në skenë të UÇK-së, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari etj.
“Po të mos ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila i doli përball okupatorit, armikut ne sot nuk do të ishim këtu të festojmë ditën e flamurit kombëtar. Prandaj edhe ne familjar të dëshmorëve i gëzohemi punës, progresit dhe asesi regresit” tha ndër tjerash Rexhepi.
Ndërkaq më pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë u dha një program i pasur kulturor e artistik. Ndërkaq poashtu sot është paraparë që në orën 16:00 të filloj koncerti me ansamblet dhe shoqërive kulturore e artistike të kësaj komune, kjo komunë e ka shënuar festën e 28 nëntorit edhe me aktivitete sportive./2L ONLINE/