Komuna e Vitisë nuk ka shënuar asnjë rast më me coronavirus për më shumë se dy jave dhe kjo ka bërë që gjendja në këtë komunë të vlerësohet stabile, ndonëse u bë thirrje që të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Megjithëse, sot ka filluar faza e lehtësimit të masave, u apelua tek qytetarët që të mbajnë distancën dhe masat mbrojtëse, sidomos te bizneset që kanë filluar sot së funksionuari si kafiteritë, sallonet e ondulimit e berberët, etj.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, shprehu falenderim për gjitha institucionet përfshirëse në Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, si policinë, Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare, Drejtoritë komunale, Njësinë e Zjarrëfikësve, organizatat dhe shoqatat si dhe mekanizmat tjerë, që për gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjiegjësive që u takojnë.
Gjithashtu, në këtë takim, në emër të Institucioneve komunale shprehën ngushëllime familjes së të riut nga fshati Mogillë, që humbi jetën dje aksidentalisht.