Në Aeroportin e Prishtinës sapo ka mbërritur ish eurodeputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack.
Ajo është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira e të tjerë.
Zonja Pack, sot do të nderohet me titullin Qytetare Nderi e Vitisë, në një seancë të Kuvendit Komunal të Vitisë prej orës 17:00.