Në tre ditët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid 19 në komunën e Vitisë.
Momentalisht janë 5 të shëruar , të hospitalizuar 4 si dhe numri aktiv i të prekurve është 23.
Janë këto të dhënat që i bëri të ditur sot kryetari i komunës, njëherit kryesues I Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sokol Haliti, i cili po ashtu theksoi se fal bashkëpunimit të mirë, menaxhimit të suksesshëm, por edhe duke ju falenderuar policisë së Kosovës, Inspektoratit dhe institucioneve tjera që janë të inkuadruara në luftimin e pandemisë, kemi një situatë të mirë dhe nën kontroll.
Gjithashtu, ai ka kërkuar që të vazhdohet me klorifikimin dhe dezinfektimin, ndërkohë që ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me respektim strikt të masave mbrojtëse.
Komandanti i stacionit policer në Viti, kapiten Afrim Halili, njoftoi se fokusimi i organeve të rendit është respektimi i masave nga ana e qytetarëve, posaqërisht vendosja e maskave. Sipas tij, disiplina që po tregojnë qytetarët, është optimiste për një përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjes.