DYLON

Arrestohet, nuk iu bind policisë!

Arrestohet, nuk iu bind policisë!
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se më 14 korrik 2020, rreth orës 19:10, në fshatin Kmetoc komuna Gjilan, Policia e Kosovës njësia e Trafikut Rajonal, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe kontrollimin e shtuar në komunikacionin rrugor, kanë identifikuar të dyshuarin duke drejtuar mjetin nën ndikimin të alkoolit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari me veprimin e tij gjatë lëvizjes në rrugë kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë ne trafik. Ai është ndalur nga njësitet e trafikut rrugor.

Pas ndaljes i dyshuari kishte shfaqur shenja te mospërfilljes, duke u munduar që t’i shmanget vënies nën kontroll nga ana e zyrtarëve policor. I dyshuari me gjithë kundërshtimin dhe rezistencën që ka bërë, është arrestuar nga ana e policisë”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, i dyshuari në përpjekje që t’i shmanget arrestimit është vetëlënduar në duar, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor. Poashtu lëndime trupore ka pësuar edhe njeri nga zyrtarët policor, me rastin e përpjekjeve për t’i vënë nën kontroll veprimet e pakontrolluar të të dyshuarit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit iniciohet rast për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare” . Materialet i përcillen Prokurorisë Themelore në Gjilan, për procedim të mëtejme ligjor në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi  Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.