Zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Arsim nga kjo komunë, Basri Aliu kanë pritur sot në takim një delegacionin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), në krye me kryetarin e kësaj sindikate, z. Rrahman Jasharaj.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Viti, Kemajl Bislimi.
Bëhet me dije se gjatë këtij takim zv/kryetari Aliu, i ka njoftuar ata rreth punës që kanë bërë institucionet komunale të Vitisë në fushën e arsimit dhe planeve që kanë në këtë fushë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për nxënësit por edhe për personelin arsimor.
Kurse përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar ata lidhur me çështjet që lidhin me arsimin kryesisht nevojave që kanë të punësuarit në institucionet publike dhe private të arsimit , shkencës dhe kulturës.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe rreth zbatimit të Kontratës kolektive./2LONLINE.com/