Policia e Kosovës Operativa Rajonale me 24 shtator 2017 rreth orës 20:50, kanë pranuar një informatë për një rast “gjuajtje me armë”, para një kafiterie në fshati Budrigë e Epërme, komuna Viti.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ekipet e hetimeve rajonale së bashku me Prokurorin e shteti kanë shkuar në vendin e ngjarjes, krim-teknika ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes.
“Nga hetimet e para dyshohet se viktima,(1992), është goditur, në rrethana të panjohura tani për tani, me armë zjarri dhe në rrugë e sipër për në spitalin rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë, kurse viktima tjetër (1968), është plagosur nga e njëjta e shtënë e armës së zjarrit, i cili është sjell në qendrën emergjente në Gjilan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë si dhe një revole e cila është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.
“Pas marrjes së deklaratave nga dëshmitarët të shumtë, si dhe dëshmive në vendin e ngjarjes, rasti nga ana e prokurorit të shtetit do të hetohet në cilësimin “Vdekje e dyshuar”. Trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.
Deri në këtë fazë të hetimeve ende nuk dihen arsyet apo motivi i ndodhjes së kësaj ngjarje, hetimet janë në vazhdim e sipër.