DYLON

Italianët e interesuar për investime në energjinë e ripërtëritshme

Italianët e interesuar për investime në energjinë e ripërtëritshme
Avatar photo Redaksia

Italia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka deklaruar Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast ministri Lluka duke falënderuar diplomatin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i kanë dhënë Kosovës, ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të avancohet edhe më tutje, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Ministri Lluka ka informuar ambasadorin Sardi me prioritetet e MZHE-së, respektivisht me projektetet e sektorëve strategjikë, siç janë energjia dhe minierat, të cilët konsiderohet si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

EkoHigjiena

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se në fushën e energjisë aktualisht në proces të realizimit janë projekti i TC Kosova e Re dhe projekte tjera që kanë për qëllim rritjen e eficiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Po ashtu, Ministri Lluka dhe ambasadorin Sardi diskutuar për interesimin e kompanive italiane për projektet si rehabilitimi i TC Kosova B dhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.