Sot, rreth orës 11:00 në rrugën” Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta.
“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, njëri nga të lënduarit, banor i Vitisë, ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani
Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.
“Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/