Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Naim Pira po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në shtetin turk dhe atë me ftesën e kryetarit të komunës Turgutlu të Turqisë, Cetin Akin.

Ata janë pritur atje nga përfaqësuesit e kësaj komune Turke me të cilët kanë nënshkruar edhe protokollin e bashkëpunimit në mes të dy komunave.

“Vizita jonë në shtetin Turk, konkretisht në komunën Turgutlu është me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit të komunave tona e cila do të jetë në interes të përbashkët të banorëve tanë. Me këtë rast kemi nënshkruar edhe dokumentet e nevojshme me të cilët parashihet të bashkëpunohet në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë. Gjithashtu gjatë kësaj vizite unë i kam njoftuar ata rreth mundësitë të bashkëpunimit me komunën tonë, potencialet e mira të cilat i kemi dhe resurset të shumta dhe urojë që ky bashkëpunim të jetë në interes të qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Haliti.

Bëhet me dije gjithashtu se dy komunat janë pajtuar që në të ardhmen të ketë një panair bujqësor të përbashkët ku do të te promovohen prodhimet bujqësore të këtyre komunave. Në kuadër të këtij bashkëpunimi parashihet edhe festivali i përbashkët muzikor dhe kulturor.

Delegacioni vitias pritet të takohet sot edhe me kryetarin e dhomës ekonomike të tregtisë së Turgutlus. Përndryshe kjo komunë turke ka gjithsej 169.882 banorë dhe është pjesë e provincës Manisa të Turqisë. /2LONLINE.com/

KOMENTE