Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komuna e Vitisë, po vazhdojnë me masa mbrojtëse kundër pandemisë.
Për të parandaluar dhe lokalizuar sa më shumë rrezikun, janë dezinfektuar dhe klorifikuar hapësirat publike dhe lokalitetet, ku janë paraqitur rastet e fundit të infektimit.
Në këtë kuadër janë trajtuar ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dhe objektet e administratës komunale.
Poashtu, janë dezinfektuar edhe objekti i Çerdhes së fëmijëve në Viti, ndërtesa e vjetër e komunës, shkolla fillore në Vërban etj. Sipas drejtuesve të komunës dhe të institucioneve tjera, masat e dezinfektimit dhe klorifikimit do të aplikohen në vazhdimësi.
Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 15 persona të identifikuar me Covid-19. /2LONLINE.com/