DYLON

Ambasada amerikane uron dy kadetët kosovarë të diplomuar në West Point

Ambasada amerikane uron dy kadetët kosovarë të diplomuar në West Point
Avatar photo Redaksia

Ambasada amerikane në Kosovë, ka uruar dy kadetët nga Kosova të cilët diplomuan ditë më parë në Akademinë Ushtarake të “West Point” në SHBA.

“Urime për West Poin-ët më të ri të Kosovës, të diplomuarit e Akademisë Ushtarake, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku. Ju e keni bërë të gjithë Kosovën krenar me arritjet e juaja dhe sensin shërbimit dhe detyrës. Ne hedhim kapelat tona në ajër për të festuar për ju dhe suksesin tuaj të ardhshëm në ushtrinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Ata do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4630097533683032