/2L ONLINE/ – Drejtues të drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Vitisë lidhur me vaksinimin e kafshëve kundër sëmundjes gungore të gjedhit, kanë njoftuar qytetarët e komunës se nga sot ka filluar fushata e vaksinimit kundër LSD-së (sëmundjes gungore të gjedhit ).
Sipas Skënder Ahmetit, Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit kjo vaksinë është falas dhe vaksinimi do të bëhet duke filluar nga fshatrat që janë më të prekura nga kjo sëmundje.
Sipas tij, gjithashtu kafshët që marrinë këtë vaksinë për 7 ditë rresht nuk lejohet konsumi i mishit, por konsumi i qumështit është i lejuar. Po ashtu kafsha nga çasti i marrjes së vaksinës fiton përsëri imunitetin e saj në një periudhë prej 14-21 ditë, pas 21 ditëve nga dita e vaksinimit krijohet imuniteti i plotë.
Ai ka bërë thirrje për kujdes, pasi që kafshët të cilat e kanë virusin brenda organizmit gjenden në periudhën e inkubacionit.
“Në momentin e vaksinimit mund të shfaqën edhe shenja klinike, andaj mbetet përgjegjësi e juaj se a dëshironi të vaksinonin apo jo kafshët tuaja”, ka bërë të ditur Ahmeti. /2L ONLINE/