/2L ONLINE/ – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur takimin e parë të këtij viti, ku është prezantuar Raporti i punës së këtij komiteti për periudhën janar-dhjetor 2016. Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij komiteti u pajtuan që në muajin maj të këtij viti, të mbahet një tryezë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësisë në komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj tryeze është e paraparë që të diskutohet me qytetaret dhe Institucionet, për gjendjen në shëndetësi dhe synimet e orientimit për ofrim sa me të mire të shërbimeve shëndetësore në mjekësinë primare në komunën e Vitisë. Gjithashtu në këtë takim është aprovuar edhe Plani i veprimit të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2017. /2L ONLINE/