Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, e cila ishte edhe mbledhja e fundit për këtë vit.
Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), KFOR-in amerikan, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj. Kryetari Haliti, tha se së bashku kemi punuar pandërprerë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve vitias, dhe se komuna e Vitisë është munduar që të gjitha rekomandimet të cilat kanë dalë nga ky ekip ti zbatoj. Ai, gjithashtu tha se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në katër vitet e ardhshme.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka theksuar se me përmbylljen e vitit 2021, po përmbushim edhe një vit të suksesshëm, sa i përket situatës së sigurisë. Gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, Halili e vlerësoj të qetë dhe stabile, gjithashtu ka falënderuar institucionet komunale për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili edhe ka kryesuar këtë mbledhje vuri në pah bashkëpunimin e mirë me të gjithë gjatë këtyre 4 viteve, dhe ka falënderuar anëtarët për kontributin e dhënë në çështjen e sigurisë.
Gjatë kësaj mbledhje janë ftuar qytetarët vitias që festat e fundvitit ti festojnë qetë. /2LONLINE/