DYLON

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë bëhet me mamograf

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë bëhet me mamograf
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekëisë Familjare, tani do ta ketë në dispozicion edhe mamografin, i cili do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar Ambasadën Japoneze në Kosovë, Fondacionin Jahjaga dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kontribuan që QKMF ta posedojë këtë pajisje.

EkoHigjiena

“Një super lajm, Kamenica do të ketë mamograf.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, në dispozicion do ta ketë edhe mamografin, që do të ndihmojë në zbulimin e kancerit të gjirit në fazat e hershme, gjë që bënë më të lehtë trajtimin dhe shërimin e plotë.

Kjo pajisje do të jetë në dispozicion për shfrytëzim edhe nga komunat tjera, si Gjilani, Novobërda dhe Ranillugu.

Kjo u bë e mundur falë kontributit të Ambasadës Japoneze në Kosovë, Fondacionit Jahjaga dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.