/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, njësitet patrolluese policore, nga stacioni Policor i Vitisë, gjersa ishin në patrullim, në fshatin Drobesh, të Vitisë, kanë vërejtur një kombibus të dyshuar dhe se patrulla është vu në përcjellje.
Hashani tha se policia ka arrit ta ndal kombin me targa 05, dhe se pas pak kohe është parë edhe një kombi tjetër me targa po 05. Në dy kombit e dyshuar, pas kontrollit të bërë janë gjetur tre mijë (3.000) kilogram hurme, të paketuara.
Vozitësit Shqipëtar Shtetas të Kosovës , nuk kanë pasë as një dokumentë validë për pemët që i transportonin, e nga hetimet e para besohet se ato mundë të jenë kontrabanduar ilegalisht nga Republika e Maqedonisë.
“Që të dy mjetet me ngarkesë, janë konfiskuar, si dhe tre persona të dyshimt janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë sjellur ne Stacionin Policor në Viti, ku janë intervistuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Njësiti i vijës së Gjelbërt, Zona e Lindjes, të stacionuar në Stacionit Policor të Zhegrës, dhe vazhdojnë të procedojnë me rastin”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/
/Fotoilustruese/