Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është shënuar sot kjo ditë, me një aktivitet ku në qendër të qytetit të Vitisë, u janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik.
Ndryshe, Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. /2LONLINE.com/