DYLON

Nisin punimet në ndërtimin e fushës sportive në Fshatin e Ri

Nisin punimet në ndërtimin e fushës sportive në Fshatin e Ri
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Fshatin e Ri të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur në ndërtimin dhe rregullimin e fushës sportive në këtë lokalitet.

Kryetari Haliti tha se kjo komunë ka ndërtuar dhe është duke ndërtuar terrene sportive të shumta në të gjithë territorin e saj.

EkoHigjiena

“ Gjatë këtyre viteve ne i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit të terreneve sportive dhe atë në të gjitha lokalitet e komunës së Vitisë. Kjo jo vetëm që nxënësit të kenë ku të ndjekin mësimin në edukatën fizike por që edhe për sportdashësit me qëllim që ata të mund të ushtrojnë disiplinat e tyre sportive”, u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe bëhet me dije se punimet e tilla qoftë në ndërtimin e fushave të reja sportive apo kompletimin e fushave ekzistuese po bëhen në shumë lokalitet të kësaj komune.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.