Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt me që rast ka vlerësuar gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, me rastet e reja të të infektuarve.
Duke raportuar për gjendjen me Covid 19, zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi se në tri ditët e fundit është shënuar rritje e rasteve të infektuar.
Në bazë të këtyre të dhënave, në komunën e Vitisë janë 48 raste aktive, prej tyre 6 janë të hospitalizuar.
Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, kërkoi angazhim maksimal që situata të mbahet nën kontroll, në mënyrë që mos të ketë rritje të numrit të rasteve të infektuar.
Sipas kapitenit Halili, brenda javës që shkoi, policia në Viti ka shqiptuar diku 80 gjoba për mosrespektim të masave anticovid.
Gjithashtu, u kërkua respektim i masave për parandalim e infektimit dhe të vazhdohet të bartet maska në vende publike. /2LONLINE.com/