Vërshime edhe në Viti

Vërshime edhe në Viti

Pas reshjeve të pandërprera të shiu edhe në Viti ka pasur vërshime dhe nevojë për ndërhyrje të institucioneve për t’u dal në ndihmë atyre që kanë nevojë e që janë prekur nga këto vërshime.

Kurse drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Jakupi, tha se situata pas reshjeve të shiut gjatë 48 orëve të fundit, është nën kontroll. Intervenime ka pasur në Viti në disa pjesë gjatë natës dhe sot, ku ka pasur mbyllje të kanaleve, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Në Drobesh është gjendje më e vështirësuar, ku ka pasur depërtim të ujit nëpër bodrumet e disa shtëpive, e po ashtu edhe përmbytje të oborreve.

Ndërkohë, u apelua që për çdo nevojë sa i përket vërshimeve të mundshme në orët në vazhdim, të raportohet tek ekipet e Emergjencës pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. /2LONLINE.com/

KOMENTE