Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se derisa patrulla policore i ka shqiptuar një tiketë, një të dyshuari, i njëjti ishte udhëzuar që të largohet nga vetura zyrtare dhe qëndroj në veturën e tij.
Mirëpo, siç thotë nënkolonel Azizi, ai në shenjë revolte nuk i ka përfillë urdhrat e policit dhe ka vazhduar duke fyer me ton të lartë dhe se ai është prangosur dhe është shoqëruar në stacionin policor.
Në konsultim me prokurorin kujdestar iniciohet rast për prishje të rendit, mospërfillje e urdhrave të ligjshëm.
Pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti dërgohet në gjykatë për kundërvajtje.